Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të dëmtuar nga tërmeti në Durrës.
Banorët i kanë parashtruar problematikat e tyre Bashës, duke u shprehur se ende nuk kanë u është dhënë një zgjidhje pas një viti e gjysmë.
Ata thanë se janë të pashpresë.
Basha nga ana e tij u përgjigj se qeveria e drejtuar prej tij ka ndërmend të angazhojë një grup prej 50 nga ekspertët më të mirë të fushës së arkitekturës dhe inxhinierisë, për të përshpejtuar procesin e rindërtimit.
Ai u shpreh se arsyeja që rindërimi ka ngecur është se, për shkak të raporteve ndërkombëtare për korrupsionin në vend, Evropa nuk pranon të japë fondet e premtuara.
“Siç e keni vënë re dhe ju, nga konferenca e donatorëve deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzistent, arsyeja për këtë është fare e thjeshtë, nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombëtare që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuarën në botë,” është shprehur Basha.
Ai u zotua se fondet që i janë premtuar Shqipërisë nuk do të disbursohen nëse Shqipëria nuk bën ndryshim në udhëheqje më 25 prill.