Basha në Elbasan: Do të investoj tek arsimi, dija dhe kultura

Nga Exit News
Basha në Elbasan: Do të investoj tek arsimi, dija dhe kultura

Pas përplasjes mes mbështetësve të PS dhe PD mëngjesin e të dielës në Elbasan, kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Ata janë shprehur të zhgënjyer për gjendjen dhe imazhin që i është dhënë pas 8 viteve këtij qyteti.

Një tjetër shqetësim duket se ka qënë menaxhimi i pandemisë dhe kostot e mëdha ekonomike që ka sjell trajtimi i sëmundjes Covid-19 për familjet e thjeshta shqiptare.

Basha premtoi se qeveria e re do të kujdesej për ekonominë, që shqiptarët të mund të përballonin jetesën, por nuk do të linte pas asnjë aspekt tjetër.

Po, do të keni një qeveri të ekonomisë, do të keni një kryeministër të ekonomisë që do luftoje papunësinë, të hapë vende pune, që do kujdeset që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës, me taksa të ulëta për sipërmarrjen, por do të keni edhe një kryeministër të dijes,” u shprej ai.

Më pas Basha i siguroi qytetarët se do të investoj tek arsimi, dija dhe kultura në qytetin e Elbasanit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>