Basha në Gjirokastër: Kemi kërkuar mbështetjen e Komisionit Europian për financimin praktikave të punës për të rinjtë

Nga Exit News
Basha në Gjirokastër: Kemi kërkuar mbështetjen e Komisionit Europian për financimin praktikave të punës për të rinjtë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Gjirokastër, të cilin e ka trasmetuar live në rrjetin social Facebook.

Basha u shpreh se njerëzit “janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre për të shkuar në emigracion, për shkak të deshtimit dhe mjerimit ekonomik të këtyre 8 viteve.”

Ai ripërsëriti premtimin se qeveria e drejtuar prej tij do të ketë përparësi arsimin profesional, të kombinuar me praktika pune të mirëpaguara për të rinjtë.

Qeveria e ardhshme, vijoi Basha, do të bashkëpunojë me Aleancen e Universiteteve Europiane dhe Komisionin Europian për të siguruar fondet e nevojshme për trajnime e praktika pune, në fusha të ndryshme, brenda vendit e në BE.

Basha tha se së shpejti do të ketë lajme konkrete nga institucione zyrtare të BE për mbështetjen që do t’i japin planit të PD për arsimin e të rinjëve.

Për të bërë një përpjekje që punët e mirëpaguara dhe profesionet të gjenden këtu, në Shqipëri, në Gjirokastër, që ti jepet fund plagës së emigracionit,” pëfundoi kreu i Partisë Demokratike.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme