Basha në Korcë: Financojmë agroturizmin me grante nga BE dhe subvencionojmë fermerëve me 100 milion €

Nga Exit News
Basha në Korcë: Financojmë agroturizmin me grante nga BE dhe subvencionojmë fermerëve me 100 milion €

Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Dvoran të Korçës, ku është takuar me fermerë të zonës.

Fermerët u ankuan për mungesën e ndihmave nga shteti, rënien e shitjeve, si dhe mungesën e tapive si ndër ndër problemet më madhore të tyre.

Basha ka shpalosur planin për subvencionimin e fermerëve me 100 milion € në 4 vitet e para të qeverisjes.

Pas këtij, katër vjeçarin e parë do të japim 100 milionë euro subvencione çdo vit për fermerin shqiptarë. Do ta vendosim pra në pozita të barabarta me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës të paktën,” u shpreh ai.

Basha tha se subvencionet do të bëjnë që fermerët të sjellin ën treg produkte me çmime më të ulëta, gjë që do të inkurajojë blerjet.

Ai tha gjithashtu se qeveria e drejtuar prej tij do të marr grante nga BE për të financuar agroturizmin, një degë që “po rritet fuqishëm në Evropë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>