Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qënë në një takim elektoral në qytetin e Kuksit të premten.
Ai premtoi se gjatë qeverisjes së tij, qyteti do të kthehet në një qendër të arsimit dhe investimeve të huaja.
Basha premtoi se në Kukës do të ndërtohet njëri nga qëndrat e formimit profesional në teknologjisë së informacionit, pjesë e programit për arsimin.
Kjo do të mundësohet nga bashkëpunimi me një nga universitetet më të mira në Austri në këtë fushë
“Ju jap fjalën se një nga inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin më të shquar në këtë fushë në Austri do të hapet këtu në Kukës“, u shpreh ai.