Basha në Kukës: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet pas 25 prillit

Nga Exit News
Basha në Kukës: Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet pas 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha premtoi të premten nga Kukësi se trau i Rrugës së Kombit do të hiqet nëse PD do të vijë në pushtet.

Ai tha se  heqja e traut do të jetë ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë.

“Nuk ka kaluar shumë kohë, nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetar të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan që lidhi Shqipërinë me Kosovën”, tha Basha.

Ai tha se Edi Rama “do largohet me votën më masive që kërkojnë ndryshim”.

“Nuk bëri asgjë, por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovën, shkatërroi ekonominë tonë, uli marrëdhëniet ekonomike-politike në nivelin më të ulët”, u shpreh Basha.

Basha u shpreh se  kostot e shtuara financiare kanë ulur punësimin mes dy vendeve.

“Që djemtë e vajzat e Kukësit të punojnë e jetojnë me dinjitet, dhe të kthehet në qendër ekonomike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipëri e Kosovë. Faleminderit”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>