Basha në Kurbin: Rama, shkaku i rrënimit ekonomik

Nga Exit News
Basha në Kurbin: Rama, shkaku i rrënimit ekonomik

Kreu i PD-së Lulzim Basha vizitoi, të enjten, Kurbinin për të takuar qytetarët dhe njohur nga afër me problemet e tyre.

Shtetësimet kryesore të qytetarëve dhe bizneseve në Kurbin ishte kriza ekonomike, mungesa e punës dhe problemet me shtëpitë e dëmtura nga tërmeti.

Basha akuzoi kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të krizës dhe rrënimit ekonomik të shqiptarëve. Ai premtoi se me qeverinë e tij, fokusi do të jenë qytetarët dhe se programi ekonomik i PD-së do të sjellë më shumë mirëqenie:

“Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Paratë e shtetit i ka futur në xhepat e vet dhe të oligarkëve.
Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera, deri më 25 prill çelësat i ka ky.”

Duke folur me një bujk, Basha sqaroi planin e PD-së për bujqësinë:

“Për bujqësinë ne kemi një plan që plotëson nevojat tuaja dhe në të së pari është subvencioni, siç vepron Kosova dhe më tej,  heqjen e ‘taksës Rama’ mbi naftën.”

Ndërsa një banor tjetër tregoi se shtëpia e tij ishte shembur nga institucionet dhe pse nuk ishte e dëmtuar nga tërmeti. Ai tha se kur ka kërkuar llogari për shembjen e shtëpisë, policët kanë thënë se ‘është urdhër i atij të gjatit’ duke iu referuar kryeministrit Rama.

Basha premtoi se dhënien e dëmshpërblimit të saktë dhe vënien para drejtësisë të përgjegjsve për këtë rast.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>