Kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha në një takim me demokratët e Lezhës deklaroi se asnjë parti tjetër nuk do të kishte qënë në gjendje t’i bënte ballë masakrës zgjedhore “siç nuk i kanë bërë ballë shumë parti simotra, emrat e të cilave sot i ke në arkiv e në muze apo i shikon me mikroskop në kuptimin elektoral të fjalës”.
Basha shtoi se këto parti i kanë çuar drejt shuarjes “braktisja e vlerave, përçarja, apo kompromisi me të keqen“, ndërsa PD-ja ka dal edhe më e fortë nga betejat.
Ai shtoi se nxitimi dhe paqartësia mes anëtarëve nuk duhet të jetë justifikim për t’i rënë me shkelm asaj çfarë PD ka ndërtuar këto vite.
Basha përsëriti paralajmërimin se mbështetja e kandidatëve që njohin zgjedhjet e 25 prillit do të prodhojë përçarje në PD, duke e shndërruare lënë PD-në në dizavantash.
Për këto arsye, ai kërkoi rikonfirmimin në krye të partisë, duke u shprehur se beteja e vetme është ajo kundër regjimit të Ramës.