Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si “kryeministri në ikje që u kthye në satelit të kryeministrit të ardhshëm.“
Gjatë takimit me banorët e Malësisë së Madhe, Basha u shpreh se për 8 vite Rama i gënjeu të rinjtë, pensionistët e kësaj zone.
“Asnjë fjalë për t’iu shpjeguar studentëve që i degdisi në sistemin më të falimentuar universitar, me Ligjin më primitiv dhe 0 mbështetje financiare. S’ka si tu dalë fermerëve, u hoqi edhe subvencionet. I zhyti në varfëri, me çmimet më të larta të taksave dhe naftës.Nuk del dot para të papunëve, biznesit të vogël, minatorëve, punonjësve të turizmit, ka dështuar në çdo fushë.”, tha ai.
Basha premtoi se pas 25 prillit do të vijë dita e politikës së re, e vendimmarrjes që ndihmon e nuk pengon mirëqënien e qytetarëve.
“Një ekonomi që zhvillohet, do sigurojmë vende pune, që rinia e Malësisë së Madhe të arsimohet këtu, me paga dinjitoze, pranë prindërve të tyre.”, shtoi ai.