Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim elektoral në Patos të Fierit, ku ka takuar një grup me gra, të cilat i kanë fëmijët në emigracion.
Në bisedë me Bashën, ato u shprehën se arsyet e emigrimit të fëmijëve ishin papunësia dhe humbja e shpresës për një të ardhme në Shqipëri.
Basha tha se zbrazja e vendit i detyrohet paaftësisë së qeverisë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe korrupsioni i lartë.
Ai shtoi se rinia kërkon veç një shans për arsimim, pastaj për punësim dhe lehtësira për të ngritur jetën e tyre.
“Sepse të rinjtë duan të themelojnë familjet e tyre, çiftet duan tё martohen, duan tё bёjnё fëmijë duan tё kanё njё banesё, duan tё kenё njё siguri pёr jetёn, duan tё kenё njё kujdes shёndetёsor nё standarde tё paktёn minimale pёr tё garantuar shёndetin e tyre dhe shёndetin e fёmijёve, por po kёshtu edhe shёndetin e prindёrve,” u shpreh Basha.
Ai u zotua se qeveria e ardhshme ka një plan për të ndalur emigrimin, përmes thithjes të investimeve të huaja dhe trajnimit të të rinjve në fushën e programimit.
Basha rikujtoi se në Europë ka kërkesë për mijra programues çdo vit dhe nga rritja kapacitetit të të rinjëve përmes trajnimit, mund të tërhiqen edhe investitorët.
Ai u shpreh se mundwsi të tilla janë shfrytëzuar më së miri nga vendet e rajonit, që janë shumë më para nesh në këtë aspekt.
Po ashtu kreu i opozitës premtoi se një pjesë e buxhetit të qeverisë së re do të shkojë për të mbështetur familjet e reja.
Kjo, pasi vendi po kalon krizë lindshmërie sepse ciftet kanë frikë se nuk i mbajnë dot fëmijët.