
Kryetari i partisë Demokratike, në takimin e së dielës me qytetarët në Pukë, u shpreh se vëmendja e qeverisjes së tij do të jetë tek ekonomia.
“Te një ekonomia e cila rrezaton pozitivitet, te një ekonomi e çliruar ga oligarkia, e çliruar nga monopolet, e çliruar nga bandat dhe nga terrori shtetëror, e çliruar nga cmimi i naftës dhe energjisë…,” u shpreh Basha.
Ai shtoi se PD do të sjellë një ekonomi që punon dhe prodhon mirëqënie dhe paga të larta.
Basha tha se dita e votimit do të jetë zgjedhje mes 4 viteve të tjera dështimi ose ndryshimit.