
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten në Real Story se me pandeminë ne qeverinë e PD do të merren ekspertët perëndimorë.
“Garancia që unë jap është se me vaksinimin dhe me çdo çështje që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve do të merren ekspertët”, tha ai.
Ai tha se 4 ekspertë perëndimorë po asistojnë programin dhe ekipin e PD “që qeverisja e ardhshme të jetë në gjendje të menaxhojë sfidën e vaksinimit të të gjithë popullsisë”.