Kreu aktual i Partisë Demokratike, në një takim me anëtarësinë në Vlorë, theksoi se shqiptarët ndoqën opozitën sepse e besuan, jo sepse “ofroi para për votën apo i shantazhoi votuesit apo ndau fonde, apo shpërdoroi detyra shtetërore”.
“Ndaj, e vetmja arsye që na ndoqën, ishte sepse besuan se beteja bëhej për ta dhe për ta u bë dhe për ta do ta vazhdojmë betejën deri në fund,” shtoi Basha.
Ai u shpreh se zgjedhjet nuk prodhuar, por më shumë pasiguri “për ekonominë, për sigurinë, për integrimin“.
Basha kërkoi votëbesimin e demokratëve të Vlorës për të çuar në fund betejën për ndryshimin.