Basha në Zadrimë: Keni paguar detyrimet, s’keni marr asnjë investim mbrapsht

Nga Exit News
Basha në Zadrimë: Keni paguar detyrimet, s’keni marr asnjë investim mbrapsht

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vijim të takimeve elektorale të së dielës, është ndaluar në Zadrimë, ku u ka thënë banorëve se, ndonëse kanë paguar detyrimet, nuk kanë marr asgjë mbrapsht këto 8 vite.

Ai shtoi se fermerët shqiptar nuk munden as të krahasohen me shtetin më të ri të Europës, Kosovën apo Maqedoninë e Veriut, të cilat subvencionohen.

…vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime,” u shpreh Basha.

Ai tha se Rama ka dështuar dhe ndaj edhe kërkon koalicion qeverisës.

“Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen,” tha Basha.

Më pas ai u bëri thirrje simpatizantëve të PD të bindin bashkëqytetarët e tyre, përfshirë edhe ata socialist të votojnë për ndyryshimin.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>