Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Nga Exit News
Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nënshkroi të enjten marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar (KASH).

Gjatë takimit me përfaqësues të KASH, Basha tha se marrëveshja ka në qendër fuqizimin e bujqësisë, fuqizimin e fermerit shqiptar, mirëqenien e fermerit shqiptar dhe mundësi që ky sektor të rrisë kontributin në ekonominë kombëtare, të rrisë eksportin.

Basha premtoi mbështetjë për bujqësinë dhe agroturizmin, duke theksuar se qeveria e tij do të thithë më shumë fonde nga BE.

IPARD-i ka mundësinë të shumëfishohet përmes programeve të tjerat të shumta të Bashkimit Europian për të ndihmuar fermerët, agrobiznesin, turizmin dhe të gjithë degët e tjera të ekonomisë të lidhura me të”, tha ai.

Ai tha se me anëtarësimin në BE, të gjithë fermerët do të kenë mundësi të tregtojnë prodhimet e tyre në Europë dhe do të trajtohen me standartet europiane.

Basha i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PD-në me 25 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>