Kreu i PD-së, Lulzim Basha nënshkroi të premten marrëveshje me shoqatën e Fasonëve Pro Eksport Albana (PEA).
Gjatë fjalës së tij Basha i premtoi asaj rritje të pagës minimale, heqja e taksës Rama dhe ulja e sigurimeve shoqërore.
Ai tha se në 8 vite qeveria nuk ka mbështetur këtë sektor dhe nuk mori asnjë masë gjatë pandemisë.
Basha i garantoi shoqatës se do të vendosi taksën e sheshtë 9%, do të uli kontributet në 18 përqind dhe do të heqi taksën e Ramës 240 lekë.
“Duke votuar numrin 9, duke votuar Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim, ju do të na mundësoni që këtë që sot është një marrëveshje, që finalizon 8 vite dialog, bashkëpunim dhe formulim të zgjidhjeve, nesër ta bëjmë realitet.”, përfundoi Basha.