Lulzim Basha, kryetari i PD-së tha se do ta votojnë direkt reformën zgjedhore nëse qeveria pranon propozimet e opozitës.
“Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza. Qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona. Kemi gati dhe propozime të tjera. Qeveria s’ka perse pret javën që vjen. Ne jemi gati të vazhdojmë me tryezën dhe të votojmë reformën që nesër”, ju përgjigj Zoti Basha pyetjes së gazetarëve për reformën zgjedhore.
Pak më parë, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca i bëri thirrje të gjithë partive politike të marrin pjesë në Këshillin Politik dhe reforma zgjedhore të marri miratimin e të gjitha partive.
Sot, Damian Gjiknuri Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha se mbledhja e Këshillit Politik do të mbahet javën e ardhshme, dhe reforma do të behet deri nëfund të qershorit me ose pa votat e opozitës.