Basha nis turin e takimeve në vend: Ëndrrën e shqiptarëve për ndryshim do ta bëjmë realitet

Nga Exit News
Basha nis turin e takimeve në vend: Ëndrrën e shqiptarëve për ndryshim do ta bëjmë realitet

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur turin e tij në vend për takimet me strukturat e partisë, sikurse e pati njoftuar në mbledhjen me kandidatët demokrat për deputet.

Në ndalesën e tij të parë, në Durrës, Basha u shpreh se nuk do ta njohë ‘kurrë’ rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit:

“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë. […]Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”.

Ai u shprehu dyshimin e tij mbi shqyrtimin e ankimimeve të PD-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ dhe Komisioni i Ankesave, KAS:

“Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit. [..] Dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe.

Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit, pasi prishën Kushtetutën dhe pasi miratuan në mënyrë anti-Kushtetuese ndryshimet e 5 tetorit”.

Ai u shpreh se vjedhja e votave më 25 prill ishte njësoj si në zgjedhjet e 1991 dhe 2001.

Kryedemokrati lavdëroi fushatën zgjedhore të PD, duke u shprehur si “qytetare, europiane, me program, me ide, me zgjidhje, me ofertë konkrete”.

Basha premtoi se do të luftojë të “derisa ëndrra e shqiptarëve për ndryshim, ta bëjmë realitet, derisa Shqipëria të jetë e sigurt drejt të ardhmes më të mirë..”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>