Basha: Një muaj pasi të vij në pushtet nuk do të ketë më njeri në çadra

Nga Exit News
Basha: Një muaj pasi të vij në pushtet nuk do të ketë më njeri në çadra

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se Edi Rama do të ndëshkohet nga qytetarët pavarësisht inagurimeve dhe masave që po merr.

Në një bisedë me Endri Xhafon, në Abc Neës, të hënën, Basha tha se familjet duhet të merrnin paratë në dorë dhe do ta kishin rindërtuar vetë banesën.

Basha tha se kur të vijë në pushtet, do të vazhdojë projektet e rindërtimit por do të çbëjê atë që ëshët bërë keq. Ai tha se të gjithë qytetarët do të jenë në shtëpi një muaj pas fitimit të zgjedhjeve.

Ai e akuzoi Kryeministrin Rama se u larguan për në Abu Dabi më 26 nëntor sepse nuk kishte bërë asgjë për rindërtimin.

Rreth 2000 qytetarë, nga 10 mijë pas termetit të 26 nëntorit janë ende në çadra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>