Basha kritikon BE-në: Njëherë e një kohë fliste kundër autokratëve

Basha kritikon BE-në: Njëherë e një kohë fliste kundër autokratëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ironizoi të premten autokratët e Ballkanit, që ia vënë fajin BE-së për mos hapjen e negociatave.

“Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin për mungesën e përparimit në BE, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit,” shkruan Basha në rrjetin Twitter.

Ai shtoi se për të mbrojtur demokracinë duhet folur dhe vepruar kundër autokracive. Basha shprehu zhgënjim me BE-në, e cila njëherë e një kohë fliste kundër autokratëve, të cilët ishin të detyruar të reflektonin.

“Ishte një kohë …. kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose humbën zgjedhjet. Duket që, për momentin, pllaka është kthyer,” përfundon Basha.

Basha i referohet fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Ohër, gjatë Forumit të Prespës. Rama fajësoi BE-në për moshapjen e bisedimeve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>