Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se njerëz të fuqishëm ë Bruksel janë kanë bashkëpunuar me Qeverinë Rama në aferën 650 milionë euroshe të CEZ. Duke folur me qytetarët në “çadrën e lirisë”, Zoti Basha deklaroi:
Detyrime të njohura dhe të pranuara ligjërisht nga kompania CEZ, para që duhet të ishin në arkën e shtetit shqiptar, para që nuk erdhën se u ndanë mes mafias ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorit të saj në Shqipëri.
Ai premtoi se Qeveria Basha do të ndëshkojë përgjegjsëit e vjedhjes së 650 milionë eurove nga arka e shtetit shqiptar.