Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nuk do ketë marrëveshje me Kryeministrin Rama.
“Zgjidhja mund të vijë pa dialog me Ramën, sepse dialogu midis meje dhe zotit Rama provoi të ishte i dëmshëm për interesat e Shqipërisë, në mënyrën se si u keqpërdor nga një njeri që hiqet sikur është kryetar i PS, por është reduktuar në një bashkëpunëtor të krimit të organizuar.”
Gjithashtu, zoti Basha nuk komentoi takimin me zëvendës-ambasadoren e SHBA-ve Leyla Moses.
“Po jua përsëris edhe njëherë se nuk komentoj asnjëherë as deklaratat, as bisedat që kam me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe partnerin strategjik të Shqipërisë dhe PD-së, SHBA-të. Nëse do të më pyesni për qëndrimin e PD-së, e them qartë: Nuk ka asnjë hap pas!”, u shpreh ai.