Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do i qëndrojë deri në fund kërkesës për qeveri tranzitore, por do të pranojë të hyjë në zgjedhje edhe nëse nuk e arrin atë.
Garancia ligjore për Bashën “do të ishte një qeveri tranzitore. Pa këtë, të gjitha të tjerat janë një makiazh. Reforma ka vetëm një vlerë. Është për të treguar që opozita, këtë pjesë të saj në një nga 15 kushtet e BE ku ka një rol, po e kryen.”
Por, nuk ka grup kriminal, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës, që e shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.
Opozita po ndërton bashkë me grupet e interesit, aleancën më të madhe që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite për t’u përballur dhe për të fituar mbi këtë minorancë.” – tha Basha në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.