Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të vendosë shenjën e barazimit mes PS dhe PD me ftesën e tij për bashkëpunim pa kushte.
Basha tha prerazi nga Vora, të mërkurën se nuk od të bashkëpunojë me Ramën.
Ai e akuzoi Ramën se po përdorë procesin zgjedhor brenda partisë për të përcarë PD-në, me qëllim që të qeverisë i pashqetësuar.
“Ne bëjmë garë, ne bëjmë debat, ne bëjmë konkurrencë, ne vendosim një anëtarë një votë, dhe ky është një avantazh i padiskutueshëm.
Hileja e dytë që do të përdor është përpjekja për të na e kthyer këtë proces por ndoshta dhe proceset e tjera, në një mekanizëm përçarjeje”, u shpreh Basha.
Ai u shpreh se nuk është dorëzuar, dhe vazhdon të luftojë: “Kush flet për 2025-ën, është dorëzuar tashmë. Unë nuk jam dorëzuar dhe unë e di që ju s’jeni dorëzuar”.
Basha ka nisur një tur nëpër Shqipëri me mbështetësit e PD-së. Ndërsa zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së do të mbahen më 13 qershor.