
Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk dha një datë të preferuar për zgjedhjet parlamentare 2021, pas takimit me Presidentin. Ai tha në mënyrë indirekte se është i gatshëm të hyjë në zgjedhje sa më shpejt:
“Qytetarët kërkojnë të shkojnë në zgjedhje sot dhe jo nesër, për ne i rëndësishmë është procesi”.
Ai tha se të gjithë duhet të punojnë për të ardhmen, dhe punën duhet ta nisin sot:
“Për ta mbyllur me fjalët e Nënë Terezës e djeshmja ka shkuar e nesërmja nuk ka ardhur”.
Basha tha se ai do të punojë për rritjen e pagave të punonjësve të shëndetësisë, subvensionin e fermerëve, rritjen e pensionit, dhe punësimin e të rinjve.