Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se nëse nuk i plotëson premtimet e tij në mandatin e parë, ai nuk do të kërkoj një mandate të dytë për të qeverisur vendin.
“Jo më premtime boshe si ato të Ramës, i cili këto 8 vite ka dështuar në çdo drejtim. Plane serioze pune – nëse nuk i zbatojmë, ne nuk do të kërkojmë mandat tjetër”, u shpreh Basha në një intervistë për gazetën ‘Panorama’.
Ai premtoi se përmes planit të tij elektoral do të ndryshojë “jetët e qytetarëve dhe do ta kthejë Shqipërinë te suksesi dhe zhvillimi”.
Ky ndryshim sipas Bashës do të vijë përmes luftës ndaj korrupsionit dhe hapjes së ekonomisë.
“Pa luftuar korrupsionin dhe pa çliruar dhe hapur ekonominë, nuk mund të pretendojmë një zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Basha.
Gjithashtu, Basha premtoi se brenda mandatit të parë do t’i jap zgjidhje përfundimtare problemit të pronës.
Njësoj, brenda mandatit të parë do të mbyllë edhe procesin e legalizimeve.