Basha nuk lejon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për vendimin e përjashtimit nga Berisha

Nga Exit News
Basha nuk lejon mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për vendimin e përjashtimit nga Berisha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, edhe nëse Berisha mbledh 1500 firma.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë grupim antiamerikan nën siglën e PD. Nuk do të kete Kuvend të PD që vë në diskutim vendimet e qeverisë amerikane”, iu përgjigjë Basha, deputeti Flamur Noka, në mbledhje e kryesisë të hënën.

Noka kërkoi që të pyetet anetarësia për vendimin e Bashes, për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, derisa te zgjidhet problemi i lejimit të referendumit në statutit e partisë.

Basha nuk e pranoi këtë propozim duke theksuar se vendimi u morr nga SHBA-të dhe nuk vihet në diskutim.

Berisha njoftoi javën e kaluar se do të mbledhë 1500 firma për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar për të rifutur të drejtën e mbajtjes së referendumit në statut.

Statuti kërkon që një e katërta e anëtarëve të kërkojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>