Kryetari i PD, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë “të marrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë “, qytetarëve të prekur nga Coivd-19.
“Në Tiranë e kudo në Shqipëri situata po rëndohet çdo ditë e më shumë. Papunësia po rritet, bizneset po mbyllen e ndërsa qeveria duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë, ajo vijon me propagandën e ngopjes me lugën bosh”.
Ai vazhdoi të akuzoi qeverinë se nuk ka paguar pagën e luftës. Në një postim në Facebook, shoqëruar me fotot e takimeve, Basha tha se:
“Shumë prej biznesve, edhe pse u ka ardhur njoftimi se kanë përfituar pagën e dëmshpërblimit për muajt e karantinës, nuk e kanë marrë atë akoma.”
Basha premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike “do të bëjmë gjithçka për çlirimin dhe ringritjen e ekonomisë, për punësimin dhe mirëqenien e çdo shqiptari.”