Basha paralajmëron nga Shijaku: Ata që shantazhojnë me fondet e rindërtimit i pret burgu

Nga Exit News
Basha paralajmëron nga Shijaku: Ata që shantazhojnë me fondet e rindërtimit i pret burgu

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sot në Shijak nga ku akuzoi kryeministrin Rama për abuzim me fondet e rindërtimit dhe mosmbajtjen e premtimeve.

Sipas Bashës, në Shijak “është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të familjeve të goditura nga tërmeti”.

Kreu i PD paralajmëroi se pas 25 prillit, ata që “shantazhojnë me fondet e tërmetit” për të marrë vota “i pret drejtësia, i pret burgu”.

Basha theskoi se gjatë 8 viteve qeverisje Rama nuk mbajti asnjë premtim, prandaj ai kërkoi votën për PD “për transparencë, vlerësim të drejtë, përshpejtim të kompensimit financiar për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti pa ndarje politike”.

Basha nënvizoi edhe njëherë kundërshtimin ndaj ftesës së Ramës për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve.

“Prerë dhe qartë, Edi Rama koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve të pambajtura ka mbaruar ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera”, deklaroi Basha.

Kreu i demokratëve premtoi ndër të tjera se gjatë 100 ditëve të para në krye të qeverisë do të celë negociatat me BE-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>