Basha: Parimi kryesor në hartimin e listave të kandidatëve për deputet kanë qenë vlerat

Nga Exit News
Basha: Parimi kryesor në hartimin e listave të kandidatëve për deputet kanë qenë vlerat

Dy ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se parimi kryesor në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë kanë qenë vlerat e kandidatëve.

Në një intervistë në News24 për pjesën në librin e tij ku flet për listat dhe për kritikat që ka marrë për kandidatët që ka vendosur në listat e 25 prillit, Basha thotë se procesi i hartimit të listave për zgjedhjet e 2021 ishte “një proces unik i ndodhur për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan i cili ka përfshirë të gjithë anterinë e Partisë Demokratike, ka përfshirë një konsultë që ka zgjatur me muaj, ka përfshirë një proces seleksionimi dhe mbi të gjitha ka qenë një proces i hapur jo i mbyllur”.

Kreu i demokratëve thotë gjithashtu se PD ka resurse për të bërë jo 1 apo 2 por disa lista kandidatësh për deputetë.

Megjithatë ai deklaroi se parimi kryesor që ka udhëhequr këtë proces kanë qenë vlerat

“Pra, të shikuarit e Partisë Demokratike ashtu siç lindi në ditët e saj të para si një zëdhënës, si një përfaqësuese e interesit qytetar jo si një operacion në vetvete për përfitimin e vet politik por si një zëdhënëse, si një përfaqësuese, si një përçuese e shpresës së shqiptarëve për ndryshim”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>