Basha: Partneriteti me SHBA “i pacënueshëm”

Nga Exit News
Basha: Partneriteti me SHBA “i pacënueshëm”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarët të premten i mëshoi sërish qëndrimit të një jave më parë në lidhje me përjashtimin e ish-kryetarit të partisë, Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Ai theksoi rëndësinë që ka partneriteti me SHBA, por shtoi se nuk ka kthim prapa.

“… dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve,” u shpreh Basha.

Ndërsa, përsa i përket votimit të programit të qeverisë, Basha e quajti “fatkeqësi kombëtare” dhe se ishte formalizim i PPP-ve, regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe vjedhjes së votave.

Vendimi i Bashës, që nuk gëzon popullaritet mes anëtarësisë së PD-së, për përjashtimin e Bershës nga grupi parlamentar erdhi me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, pas shpalljes së tij non grata nga Sekretari i Shteteti, Blinken.

Berisha nuk e ka pritur mirë masën dhe ka filluar një fushatë që synon mbledhjen e firmave për zhvillimin e një takimi të Këshillit Kombëtar të partisë. Ai po ndihmohet nga dhjetra anëtar të forumit rinor, FRPD.

Qëllimi përfundimtar mendohet të jetë një ocion mosbesimi ndaj kryetarit të saporizgjedhur Basha.

Po ashtu Berisha e quajti Bashën të shitur te kryeministri Rama.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>