Basha pas takimit me Varhelyi e McCallister: Qeveria dështoi, koha për ndryshim

Nga Exit News
Basha pas takimit me Varhelyi e McCallister: Qeveria dështoi, koha për ndryshim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha njoftoi të martën se kishte patur një takim me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, kreun e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McCallister dhe disa zyrtarë të tjerë të BE-së.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Basha deklaroi se kishte falenderuar BE-në për mbështetjen ekonomike dhe në shëndetësi gjatë kësaj periudhe, duke pohuar se qeveria ka dështuar t’ju vijë në ndihmë qytetarëve.

Basha tha se prej 8 vitesh qeveria ka marrë 3 miliardë më shumë taksa nga qytetarët dhe bizneset, duke shtuar se gjatë këtyre viteve janë shtuar taksat.

Ai shtoi më tej se ndihma ekonomike në Shqipëri është më e ulëta në rajon dhe theksoi se paratë e shqiptarëve shkojnë në duart e një grushti oligarkësh.

“Është koha për ndryshim, për largimin e kësaj qeverie të papërgjegjshme. PD ka një plan konkret ekonomik. Me 25 prill do të largojmë të keqen dhe BE do na mbështesi me plan ekonomik për tju rikthyer normalitetit.”, përfundoi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>