Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka larguar Shqipërinë nga rruga e Bashkimit Europian.
Përmes një videomesazhi, Basha u shpreh se ka marrë mbështetetje nga kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë për të forcuar marrëdheniet me Shqipërinë.
Ai u shpreh se PD në pushtet do të heqë pengesat që i ka vendosur Rama vendit dhe dështimet e tij.
“Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europian dhe amerikan ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian.”
Basha ka patur takime me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša.