Basha, PD në zgjedhjet e ardhshme do kandidojë elitën politike dhe akademike të saj

Nga Exit News
Basha, PD në zgjedhjet e ardhshme do kandidojë elitën politike dhe akademike të saj

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi të martën se në zgjedhjet e ardhshme PD do të ketë një listë me kandidatë nga elita e saj politike dhe personalitete të jetës akademike dhe publike.

Gjatë një takimi me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku, Basha shprehu besimin se mënyra se si PD do të përzgjedhë kandidatët për deputetë ‘do të jetë epoka e re në demokratizimin e partive politike shqiptare.’

Basha deklaroi se të njëjtin model, duke dëgjuar qytetarët, do të ketë dhe qeverisja e tij:

“Modeli ynë, ku zëri i anëtarësisë dëgjohet në përzgjedhjen e përfaqësuesve në parlamentin e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarrjet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD.” 

Më shumë për mënyrën se si do të hartohen listat e kandidatëve për deputetë të PD-së mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>