Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se ndryshimi I Shqipërisë është i pandalëshëm. Gjatë një takimi me qytetarë të Fierit Basha u shpreh se PD ka një program të posaçëm për rininë.
“Na duhen njerëz të kualifikuar për të nxitur investimet e huaja. Potenciali nëntokësor i Shqipërisë është i pashfrytëzuar, ose i keqshfrytëzuar. Ne mund të bëjmë që këto pasuri të kthehen në vende pune.”, u shpreh ai.
Ai përmendi raportin e Transparency International, duke shtuar se korrupsioni në vend është i lartë
Basha i kërkoi qytetarëve të dalin të votojnë me 25 prill.