Basha për akuzat e Veliajt: Kam qenë i pasur, le të më hetojnë

Nga Exit News
Basha për akuzat e Veliajt: Kam qenë i pasur, le të më hetojnë

Kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj, të hënën, akuzave të kryebashkiakut Veliaj për pasurinë e tij.

Në një intervistë për Enkel Demin, në ABC Neës, Basha tha se ka deklaruar gjithmonë pasuritë e tij që prej vitin 2005 dhe është i hapur për çdo hetim. Sipas tij, fushata sulmuese nga Veliaj ka për qëllim vetëm baltosjen e tij:

“Të ardhurat e mia dhe pasuria ime është transparente prej 2005. Unë nuk kam qënë asnjëherë i varfër. Akuzat ishin pse kisha kaq shumë të ardhura. E gjitha është një fushatë që ka për qëllim baltosjen për të më ndalur në bërjen e detyres time, për të çuar paratë e shqiptarëve aty ku kanë nevojë.

Aty i kanë të ardhurat e mia ILDKP, prokuroria, policia.”

Basha shtoi se Veliaj kujtohet të hedh baltë mbi Bashën sa herë që ky i fundit akuzon qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe krizës ekonomike që solli ajo.

Ai tha se për të gjitha akuzat ndaj tij, e ka paditur Veliajn për shpifje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>