Basha për detin me Greqinë: Do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

Nga Exit News
Basha për detin me Greqinë: Do ta çojmë në gjykatën ndërkombëtare

 Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli të hënën për çështjen e detit me Greqinë. Ai tha nëse PD vjen në qeverisje do e dërgojë në gjykatën ndërkombëtare.

“Demilitimi i zonës ekskluzive ekonomike do të kishte ndodhur tashmë. Pati një zvarritje të negociatave, pati prapë ndërhyrje dhe personalizim. Ky është një nga dështimet e politikës së jashtme që  i shtohen dështimet e politikës së brendshme të këtyre 8 viteve”, tha Basha në një intervistë për Report Tv.

Ai tha se dërgimi drejt gjykatës ndërkombëtare duhet të kishte ndodhur.

Basha tha se PD do të synojë ta përmbyllë këtë proces në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtarë. “Por duke patur parasysh edhe mos ndryshimin e rregullave në mënyrë, në mes të lojës”, tha Basha.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme