Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Nga Exit News
Basha përjashton Berishën nga grupi parlamentar i PD-së

Kryetari i PD-së Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën, themeluesin dhe ish-kryeministrin e vendit.

Në një dalje për median, të enjten, para nisjes së parlamentit të ri Basha u shpreh se deri në përfundimin e çështjes ligjore do të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar:

“Për të shmangur çdo keqkuptimi, që deri në përfundim të zbardhjes së çështjes në rrugë gjyqësore, Berisha nuk do të jetë anëtar i grupit parlamentar të PD-së”.

Ai e falenderoi Berishën për kontributin e tij në PD:

“Vendimi i DASH nuk cënon arritjet nën drejtimin e Sali Berishës. Ne mbështesim kërkesën për transparencë të bërë nga Zoti Berisha. Çështja është komplekse sepse përfshin DASH.

Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë cështje. Partneriteti me SHBA është i pacënueshëm dhe do të mbetet i tillë në interes të së ardhmes”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>