Basha: Plani i PD bazohet tek leverdia e qytetarëve dhe urbanizimin e zonave informale

Nga Exit News
Basha: Plani i PD bazohet tek leverdia e qytetarëve dhe urbanizimin e zonave informale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ka dështuar gjatë këtyre viteve të qeverisjes.

Gjatë një takimi me përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës, Basha pohoi se PD ka një plan, i cili bazohet nga dy parime e para leverdia për qytetarët dhe urbanizimi i zonave informale.

“Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin. Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar 2 herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.”

Në lidhje me pagat e mësuesve, Basha premtoi rritjen e tyre dhe trajtimin me dinjitet këtë kategori.

Ndërkohë Basha tha se plani i PD-së ka në qendër ndalimin e migrimit të mjekëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>