Basha pohon se dhe prokurorët e SPAK do të mbajnë përgjegjësi nëse nuk hetojnë inceneratorët

Nga Exit News
Basha pohon se dhe prokurorët e SPAK do të mbajnë përgjegjësi nëse nuk hetojnë inceneratorët

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se të gjithë të përfshirët në aferën e kontratave të inceneratorëve do të mbajnë përgjegjësi përfshirë dhe prokurorët e SPAK.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha pohoi se ai qëndron në krah të prokurorëve të SPAK, por nëse ata nuk hetojnë këtë aferë do të mbajnë përgjegjësi.

“Dua t’i garantoj shqiptarët se sot do të jem në krah të çdo prokurori të SPAK që do të bëjë detyrën. Nëse prokurorët e Spak nuk do të marrin masa, do të mbajnë dhe ata përgjegjësi. Qeveria e dalë pas 25 prillit do bëjë që njerëzit të marrin ndihmën që u takon jo të vjedhë Rama e Ahmetaj me shokë. Ndërsa këta që janë sot do të shkojnë para drejtësisë.”

Basha se largimi i Ramës do të çlirojë SPAK nga presioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>