Basha: Politika me fytyrë njerëzore do t’i kthej institucionet qytetarëve

Nga Exit News
Basha: Politika me fytyrë njerëzore do t’i kthej institucionet qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se garancia për t’ia kthyer institucionet qytetarëve është një politikë me fytyrë njerëzore.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të librit të shkruar prej tij, “Misioni im”, në Qytetin Studenti.

Duke folur për shkrimtaren Flutura Açka, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Elbasanit, Basha tha se ajo “Vjen si njëra prej nënave shqiptare, njëra prej grave shqiptare, njëra prej zonjave shqiptare për të dhënë një kontribut njerëzor në politikë.”

Ai gjithashtu foli edhe për rininë si katalizator i ndryshimeve të mëdha politiko-shoqërore.

Shpirti më i pastër është shpirti rinor, më i çlirët dhe nuk është aspak rastësi që të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë paraprirë nga rinia. Kështu ishte 90-ta, kështu ishin protestat e studentëve në 2018-tën, kështu është, kështu e ndjej do të jetë dhe 25 prilli i këtij viti” u shpreh Basha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>