Lulzim Basha kryetari i PD-së duke i kërkuar ndjesë përfaqësuesve të shoqatës së pronarëve për gabimet e qeverisë së shkuar të PD-së, i premtoi se qeveria e ardhshme e PD-së do të zgjidhë përfundimisht problemin e pronës.
“Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta”, tha Zoti Basha në një takim më përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve.
Ai njoftoi se Ledina Mandia, ish- Avokatja e Shtetit dhe ish-zëvëndëskryeministrja në qeverinë teknike të 2017, do të hartojë sëbashku me shoqatat e pronarëve një ligj të ri për pronat.
Zoti Basha kritikoi edhe ligjet e miratuar nga kryeministri Rama, duke u shprehur se ato kanë “qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të”.