Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të enjten programin ekonomik të PD-së, “Shqipëria fiton”, për qeverinë e ardhshme. Në një aktivitet publik të zhvilluar online, Basha premtoi se qeveria e tij do të mundësojë:
— Hapjen e minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët.
— Rritjen e pagës minimale në 36 mijë lek të reja në muaj.
— Uljen e taksave mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh.
— Vendosjen e taksës 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja.
— Uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%.
— Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros.
— Anullimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.
— Rritjen e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit.
— Mbulimin e shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj.
– Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës.
— 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çdo vit të qeverisjes së PD-së.
— 100 milionë euro mbështetje direkte për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale.
— Dyfishimin e të ardhurave për frymë.
— Zhdukjen e varfërisë ekstreme.
— Dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.
— Uljen, brenda mandatit të parë me 50% të varfërisë dhe përmirësimin e të gjithë treguesit e varfërisë.