Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do të ofrojë 20 trajnime të ndryshme profesionale për studentë nga teknologjia tek turizmi, inxhinieria etj që kanë nevojë tregu i punës.
Gjatë një takimi me të rinjtë në Korçë, Basha tha se PD ka një plan për të mbajtur të rrinjt ënë vend dhe për ta nxjërrë vendin nga kriza.
“Ne vijmë këtu jo me premtime boshe, por me një plan që e kemi hartuar për 2 vite me ekspertët më të mirë. Një plan që do ta nxjerrë Shqipërinë dhe Korçën nga kriza e thellë ku ndodhet. Në qendër të këtij plani është një zgjim kombëtar ekonomik që do mundësojë që burimet e jashtëzakonshme të mos mbeten më te një grusht personash që nuk ngopen duke i zhvatur”, u shpreh ai.
Basha tha se Rama ka larguar të rinjtë dhe vendi ka ngecur prej 8 vitesh.