Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron qytetarët për legalizimet.
“Për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë”, deklaroi Basha nga një takim elektoral në Korçë, të mërkurën.
Ai premtoi se qeveria e tij do të mbyllë procesin e legalizimeve dhe do të ngrejë ekonominë:
“Ne do të mundësojmë që jo vetëm të përmbyllim procesin e legalizimeve por dhe të riaktivizojmë ekonominë tonë duke hequr taksat abuzive, taksën mbi karburantin 240 për litër, i cili shtrohet në biftek tek Nusret-I”.
Gjithashtu, Basha premtoi se do të amnistojë faturat e prapambetur të energjisë elektrike për 350 mijë familje:
“Faturat e kripura të energjisë, amnistinë e plotë për 350 mijë familje kulari i të cilëve rëndon 28 mijë lekë muaj për muaj, për të paguar luksin e qeveritarëve”.
Si dhe premtoi anëtarësimin e vendit në 100 ditët e para të qevrisë në Bashkimin Europian.