Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi rritjen e industrisë së turizmit nga 8 përqind në 10 përqind, gjatë një takimi me biznesmenë të turizmit në Durrës, të enjten.
Basha u zotua se qeveria e tij do të dyfishojë numrin e të punësuarve në këtë sektor, dhe me politikat e tij numri i turistëve do të rritet me 15 përqind çdo vit.
“Me planin tonë një pjesë e madhe e investimeve publike do të shkojnë drejtpërdrejt në ndihëm të turizmit, në infrastrukturën rrugore, furnizimin me ujë të pijshëm e me energji të pandërprerë”, shtoi Basha.
Ai tha se qeveria e tij “do të ketë turizmin prioritet kombëtar, jo me fjalë por me vepra”. Ai tha se do të vendosë “resurset e shtetit për të bërë të mundur që Shqipërisë ti jepet mundësia të kapë ritmin e vendeve të tjera të rajonit”.
Të mërkurën, PD prezantoi programin elektoral të turizmit për zgjedhjet e 25 prillit.