Kreu i PD-së, Lulzim Basha premtoi se do të hapë Universitetin e Dibrës në pushtet.
Gjatë një takimi me qytetarë të Dibrës, Basha tha se Dibra do të ketë investime pasi të realizohet rruga e Arbërit dhe subvencioneve të fermerëve.
Ai theksoi se gjatë 8 viteve janë larguar shumë të rinjë për shkak të mungesës së investimeve në këtë qytet.
“Trajnimi i rinisë, rihapja e filialit i profilizuar për përgatitjen e këtyre investimeve. Padiskutim përfundimi i rrugës së Arbrit do ta bëjë Dibrën një nga qendrat më të afërta me kryeqytetin dhe do të nxisë shkëmbimin ekonomik. Nga ana tjetër kjo do të sjellë një ndihmë të madhe për bujqësinë, pemëtarinë dibrane, produktet që janë me namë nga përbërja e tyre unike.”
Basha tha se me anëtarësimin në BE do të realizohen shtohen investimet në këtë qytet dhe do të mundësojë mirëqenien sociale të Dibrës.