Basha premton heqjen e taksave vendore, pasojat në ekonomi

Nga Exit News
Basha premton heqjen e taksave vendore, pasojat në ekonomi

Partia Demokratike ka premtuar se do të lehtësojë biznesin nga taksat vendore. Në një deklaratë, javën e shkuar në emisionin Zonë e Lirë, Zoti Basha u shpreh se do të heqë të gjitha taksat vendore.

“Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Ramës, sepse çdo biznes i vogël sot torturohet me taksa lokale. Mesatarisht biznesi i vogël, paguan sot deri në 7 herë më shumë taksa. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore”, tha Basha të premten, në Zonë e Lirë.

Eshtë e paqartë se çfarë nënkupton Zoti Basha me të gjitha taksat vendore, pasi heqja e të gjithave do ishte një ndryshim radikal dhe me pasoja ekonomike dhe politike.

Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews u diskutuan pasojat e këtij propozimi. Për ilustrim në emision u diskutuan tre taksat kryesore të Bashkisë Tiranë:

 – Taksa e tabelës për tabelat më të vogla se 2 metra katrorë, është zero, për të tjerat rritet ndjeshëm.

 – Taksa e arsimit ndryshon nga loji i biznesit dhe xhiro dhe mund të jetë 4 mijë lekë, 9 mijë lekë apo 17 mijë.

 – Taksa e pastrimit është 3 500 lekë për bizneset më të vogla dhe 10 mijë lekë për të tjerat.

Në varësi të madhësisë të xhiros një biznes i vogël paguan sot 7500 lekë deri në 90 mijë lekë në vit, por shumica dërrmuese e tyre janë rreth 7500 lekë në vit.

Ato sjellin rreth 25 miliardë lekë ose rreth 230 milionë euro në buxhetin e shtetit, afërsisht 5 për qind të të gjitha të ardhuave.

Një pjesë e këtyre të ardhurave vinë nga familjarët dhe bizneset e mëdha, por megjithatë heqja e taksave vendore do të ulte në mënyrë drastike këto të ardhura buxhetore.

Ndaj gjasat janë që Partia Demokratike të manovrojë me disa nga taksat vendore, por kurrsesi t’i heqë totalisht ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>