Basha premton heqjen e tarifës së Rrugës së Kombit

Nga Exit News
Basha premton heqjen e tarifës së Rrugës së Kombit

Kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi se qeveria e tij do të heqë tarifën për kalimin në Rrugën e Kombit, sapo të vijë në pushtet.

Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin Hoti, Basha u shpreh:

“Një ndër vendimet e para të mia si kryeministër do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, një vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë.”

Basha i tha kryeministrit Hoti se Kosova do të ketë gjithnjë një partner të devotshëm tek Partia Demokratike dhe shprehu gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve sapo të vijë në pushtet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>