Basha premton investime në Universitetin e Shkodrës

Nga Exit News
Basha premton investime në Universitetin e Shkodrës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i premtoi të rinjve në Shkodër më shumë investime në Universitetin e Shkodrës.

“Do t’ju përgjigjemi me arsimin e pritshmërive tuaja, me kualifikimin profesional, me reformat e vërteta në universitete si Universiteti i Shkodrës, që t’ju përgatisin për profesione të denja në jetë”, u shpreh Basha.

Ai premtoi edhe rritje ekonomike “në veçanti turizmit që do të jetë një nga degët kryesore të ekonomisë shkodrane dhe ekonomisë kombëtare”.

Basha i tregoi të rinjve që njësoj siç ka bërë Urën e Bunës në qeverinë e mëparshme do të punonte për të anëtarësuar Shqipërinë në BE:

“Jam në një vepër infrastrukturore në të cilën e them me krenari, kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij projektimi të kësaj vepre.

Qëkur ka mbaruar, në fund të qeverisjes sonë, e deri më sot në dijeninë time mekanizmi nuk është hap asnjëherë madje është ndryshkur siç është ndryshkur dhe siç ka ngecur në vend e gjithçka në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama në këto tetë vite.

Ju keni qenë të gjithë të vegjël kur hoqëm vizat dhe së bashku tani është brezi juaj motivi dhe energjia që do na japi energjinë neve si qeveri të arrijmë objektivin tonë më madhor që është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>